Në seancën e sotme plenare në Kuvend ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi rëndë kryeministrin Edi Rama, duke i përmendur të gjitha datat, që vëllai Olsi rama, ka përdorur makinën që sipas tij ka transportuar lëndë narkotike.
Mirëpo ndërsa fliste, Berishës i mbaron koha dhe kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi nuk e lë të mbarojë dhe i fik mikrofonin.
Berisha nuk pranon të ulet dhe insiston të mbarojë atë që nisi për makinën e Olsi Ramës, por Ruçi tregohet mjaft i ashpër dhe e paralajmëron ta përjashtojë nga seanca. Ruçi lë 5 minuta pushim që Berisha të ulet.
Ruçi: Mbaroi koha, fjalën e ka Taulant Balla. Të lutem ka mbaruar, se do të marr masa . Elektronika e dha vendimin evet. Vetëm elektronikën se drejtoj unë. Mos më detyro të përdor nenet e rregullores kur përdor foltoren pa leje. Sipas nenit kur pushton foltoren përjashtohesh nga seanca. Atëhere 5 minuta pushim deri sa Berisha të kuptojë rregulloren.
Gjatë kësaj kohe Berisha vazhdon fjalën edhe pse me mikrofon të fikur, por zëri i tij nuk dëgjohet. Ndërsa deputetët e opozitës kanë vërshuar me fërshëllima kundër veprimit të Ruçit. Kujtojmë se Ilir Meta, kur ishte kryetar Kuvendi e lejonte Berishën ta mbaronte fjalën, edhe pse koha e tij kishte mbaruar.
Vijon…(D.D/Shuplaka)