Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë thirrje për protestë të fuqishme sot në orën 11:00 para Korpusit Qendror të UPT-së.
Berisha mbështet protestën e pedagogëve të cilët kërkojnë rritje të pagës së tyre me 50% pasi qeveria i ka ofruar vetëm 7% rritje. Pedagogët kanë paralajmëruar bojkotimin e mësimit dhe protesta të vazhdueshme deri në plotësimin e kërkesave dhe për këtë kauzë kanë dhe mbështetjen e Berishës.
Postimi i Sali Berishës në Facebook:
Sot, në ora 11:00, bojkot dhe protestë e fuqishme kombëtare universitare para Korpusit Qendror të UPT-së. Mbështetje totale protestës universitare! sb