09:11 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Berisha me shqiptarët në Athinë: Jeni shndërruar në një faktor të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik në Greqi

18:57 | 23/02/2025
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Berisha me shqiptarët në Athinë: Jeni shndërruar në një faktor të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik në Greqi

Kreu i PD-së Sali Berisha, gjatë takimit me shqiptarët në Athinë, është shprehur se është takimi më prekës dhe mallëngjyes.

“Është nder i madh të përshëndes sot nga kjo sallë shqiptarët, në Athinë. Shqiptarët në katër anët e Greqisë dhe shqiptarët kudo që janë sot, ju përcjell sot përshëndetjet më të zjarrta nga Athina.

Përulem me nderimin më të madh para qytetarëve grekë të këtij qyteti, sepse Athina, në këto vite, ka treguar zemrën më të hapur, bujarinë më të madhe ndaj shqiptarëve. Ajo ka sot shqiptarë më shumë se çdo kryeqytet dhe qyet tjetër jashtë Shqipërisë.

Të dashur miq, takimi me ju është takimi më prekës, më mallëngjyes, është takimi me sakrificën mbinjerëzore të njeriut. Ju, në një kohë kur diktatura kishte shndërruar kombin shqiptar në një rraskapitje të madhe thuajse fantazma, në një kohë kur ajo në dekada kishte vjell vrerë se asnjë komb tjetër fqinjin tonë mijëravjeçar, ju vërshuat drejt këtij vendi, për të gjetur shpëtim nga dhimbjet e tmerrshme që trashëgonte diktatura.

Ju sfiduat çdo gjë, çdo mashtrim, çdo dezinformim dhe erdhët drejt një të panjohur, njerëz që profesionet e kërkuara nuk i kishin, por u pritët nga mikpritësit tuaj, qytetarët e këtij vendi dhe me një shpejtësi të rrufeshme, ju u shndërruar dora dorës në një faktor të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik.

Historia po përsëritet, ne jemi në sallën që mban emrin e një greko shqiptareje të famshme, Melina Mërkuri. Melina të tjera, Irana Papas të tjera do të dalin nga ju, me të cilat do krenohet Greqia dhe Shqiëperia.

Të dashur miq, mirënjohja ime për ju dhe çdo shqiptari është e pakufishme, sepse erdhët këtu dhe një pjesë të mirë të fitimeve tuaja, ju i kaluat të familjet tuaja në Shqipëri. U bëtë pjesë e rëndësishme e investimeve dhe ndryshimit të Shqipërisë.

PD u themelua në vitet 90 por ju s’duhet të harroni se mbështetësi i parë i opozitës shqiptare, ishte Konstandin Mitsotakis, i cili do të ishte kryeministri i parë që do të takonte lidershipin disa javor të PD-së”, ka thene Berisha.

Etiketa: Athineberisha
Pas

Vizita në Tiranë e presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, nënshkruhen marrëveshjet me qeverinë shqiptare

Para

Sondazhet: Konservatorët e Merzit fitojnë zgjedhjet në Gjermani, AfD-ja rritet bindshëm

Para
Sondazhet: Konservatorët e Merzit fitojnë zgjedhjet në Gjermani, AfD-ja rritet bindshëm

Sondazhet: Konservatorët e Merzit fitojnë zgjedhjet në Gjermani, AfD-ja rritet bindshëm

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në aksin ‘Sarandë-Delvinë’, përmbyset automjeti, plagoset drejtuesi 22-vjeçar

Moska akuzon kancelarin Merz se dëshiron të marrë pjesë në luftë

Dy persona të vdekur nga sulmet vdekjeprurëse ruse në Kiev

Shpëtoi dy turistë por u mbyt vetë, gjendet pas 48 orësh kërkime trupi i pajetë i kapitenit Arben Anamali në liqenin e Shkodrës

Trafikonin drogë nga Ekuadori dhe Kolumbia, shkatërrohet rrjeti në Itali

Raketat bien mbi Kiev, dy persona humbin jetën dhe 13 të tjerë të plagosur nga sulmet ruse

Ish-presidenti i Koresë së Jugut arrestohet për herë të dytë

Tarifat doganore, Brukseli përgatit më shumë lëshime ndaj SHBA-së

Prodhimi i qumështit ndjek rënien e blegtorisë, në 2024 u grumbullua 6,6% më pak

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.