Ish kryeministri Sali Berisha u shpreh se për shtyrjen e negociatave për në Bashkimin Europian ka faj Edi Rama dhe qeveria e tij.
“Këshilli Ministrave të Bashkimit Europian vendosi jo vetem të mos hapen negociatat, jo vetëm të mos caktojë një datë për hapjen e negociatave por vendosi për t’u thënë shqiptarëve që ka një mungesë totale respekti ndaj qytetarëve dhe të vetes. Tani Edi Rama përpiqet të përdor kamerat dhe mikofonat për të fshehur proçesin e hapjes së negociatave për në Bashkimin Europian”, u shpreh Berisha.
Sipas tij Rama mashtron dhe përpiqet të mbulojë përpiqet dështimin e tij te plotë me sharje dhe fyerje ndaj opozitës.
“Eshtë autori kryesor i këtij bllokimi, të proçesit jetik të integtimit të vendit. Ministrat e jashtëm u shprehën se e pritën mirë hapin që bëri Shqipëria në mënyrë unanime për amedamentet kushtetuese. Çfarë përpjekjesh të shpërfytyrura bëri piktori juaj i dështuar për të hedhur poshtë opozitën? Donte me çdo kusht të kapte drejtësinë në vend”, tha ai.
Berisha falenderoi ministrin sllovak , komisionerin Hahn pasi përgezuan opozitën për reformën në drejtësi. “Por në minutën e fundit Edi Rama donte ta ndryshonte, opozita nuk u tërhoq. Ju duhet ta dini të dashur qytetarë se pasi u dakortësua gjithçka për amdametet kjo u arrit falë tri lidereave”, u shpreh ai.
Berisha tha se qelbësirë i ka thënë vetes maxhoranca. “U ra dakort që 7 ligje të tjera të miratoheshim në pralament, Edvin Kristaq Rama bëri gjithçka për të përzënë opozitën. Me Sefer Shullazin do të bënte Vettingun. Rama tentoi të kapte drejtësinë me Vettingun.Pra siç e dini ka bllokuar edhe reformën. Jam këtu sot për të denoncuar një përpjekje të dukshme të Edi Ramës. Në vend të zbatojë standardet e BE-së, ai pengon intergimin duke shpërndarë zarfe. Një nga shkaqet madhore janë edhe mendimet e një të sëmuri psiqik që përpiqet të blejë Europen”, tha ai.
“Çfarë bëri Edi Rama që ta dini ju? Insitonte si i sëmurë patologjik për ti dhënë datën e negociatave, insistonte si i sëmurë patologjik, karton i kuq. Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, nuk ka rrugë eupriane. Rama tentoi të kapte sistemin e drejtësisë. A e dini ju se çbën kushurira e Edi Ramës? Merret me ndërtime sindikatash, për sindikatën e punonjësve civile. A mund ta imagjinoni këtë? Ja ku është shkresa ku Mirela Harito e miraton këtë, kjo është e neveritshme. Mesazhi i Brukselit është një, e duam shqipërinë të eci midis nesh. 18 qershori është ditas që shqiptarët do votojnë për Europën’’, ka vazhduar ai.