Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është drejtuar me një mesazh protestuesve që ishin të pranishëm në bulevardin Dëshmorët e Kombit para kryeministrisë.
Ai falënderoi të gjithë ata që i quajti misionarë të lirisë, ndërsa Sali Berishën e quajti qëndrestar të paparë dhe Ervin Salianjin zemërluanin opozitar.
“Përshëndetje për ju misionarë të lirisë që protestoni kundër narkoregjimit të vetëm në Evropë. Përshëndetje për profesor Sali Berishën, qëndrestarin e paparë, përshëndetje për Ervin Salianjit zemërluanin opozitar dhe të gjithë të burgosurit politik të narkoregjimit që është në grahmat e fundit.
Çdo shtet ka mafien e tij, por në Shqipëri mafia ka shtetin e saj. Kjo dëshmohet edhe nga Arben Ahmetaj, krahu i djathtë i Ramës për 10 vjet”, tha Ilir Meta.
Discussion about this post