Është rrëzuar qeveria e Mariano Rajoy-t në Spanjë. Qeveria ka rënë pas një mocioni mosbesimi në Parlament.
Gjatë fjalës së tij Rajoy tha se e kishte për nder që po e linte Spanjën më mirë sesa e kiishte gjetur kur ai kishte marrë pushtetin.
Vetë Rajoy akuzoi rivalin e tij politik se përmes mocionit të mosbesimit kërkon që të marrë pushtetin pa fituar më parë votën popullore.
Mocioni ishte dorëzuar në Kuvend nga kreu i socialistëve, Pedro Sánchez pas përfundimit javën e kaluar të një gjyqi të gjatë korrupsioni, i njohur si rasti “Gürtel”, ku një gjykatë spanjolle gjeti fajtorë ish-zyrtarë të Partisë Popullore të Rajoy për mashtrim dhe përvetësim fondesh.
Tashmë Sánchez është ai që do të marrë postin e kryeministrit pas ndryshimeve të pozitave në Kuvend.
Sánchez, që tashmë mori rolin e kryeministrit së Spanjës, teksa siguroi 176 vota në Parlament, u zgjodh në krye të Partisë Socialiste në vitin 2015. Ai është në profesion ekonomist, ndërsa në të shkuarën ka luajtur dhe si basketbollist profesionistë.
(E.K/FAXWEB.AL)