Por Armela nuk qëndroi pa e ngacmuar Benardin, pasi ky i fundit i tregoi asaj se kishte një libër në gjuhën italiane.
“Ky është dhe nga Laçi, e ka të lehtë të mësojë italishten”, thotë Armela përtej xhamit, megjithëse Benardi është nga Lezha. Ndërsa Xheni thotë se ajo do ta kishte ndihmuar ta mësonte më lehtë, por është e pamundur duke qëndruar të ndarë.
Ndërkohë, për Liridonin, 33-vjeçarin nga Prishtina, ishte zgjedhur një libër në gjuhën greke.
Liridoni thotë se nuk merr vesh asnjë fjalë, por është Ervini ai që i del në ndihmë. “Unë di greqisht, ta mësoj unë”, i thotë ai.
Pasi hynë të gjithë banorët në shtëpi, Big Brother u komunikoi çifteve rregullat e lojës.
Rregulli numër një: çifteve nuk u lejohet kryerja e marrëdhënieve seksuale në shtëpi, përveç rasteve kur Big Brother vendos ndryshe duke ua komunikuar dhe në një vend të veçantë.
Rregulli numër dy: Personat që përbëjnë një çift u ndalohet të zihen me njëri-tjetrin në shtëpi. Nëse duan ta bëjnë këtë, ata janë të detyruar që të shkojnë në dhomën e rrëfimit.
Banorët u njohën edhe me risinë e Big Brother, që këtë vit 100 milionë lekët do të shkojnë për çiftin që do të krijojë më shumë simpati në publik, që do të bëjë lojën më të bukur e që do të jetë më i fortë.
Në fund, Big Brother njoftoi një tjetër surprizë. Përmes një çelësi të fshehur në dhomën e ndenjes, çiftet u vunë në dijeni për ekzistencën e një dhome speciale.
(M.D/ Shuplaka)
Discussion about this post