Këtë të premte në emisionin “Zonë e Lirë” të Arjan Çanit në Klan ka qenë e ftuar Big Mama. Ashtu si zakonisht ajo pa komplekse ka folur për jetën private dhe operacionin në stomak. Siç shihet Big Mama ka humbur shumë në peshë dhe kishte ardhur e veshur me golf si pasojë e problemeve që i ka shkaktuar humbja në peshë, siç e shpjegoi dhe vetë Big.
“Unë kam ardhur e veshur me golf, sepse kam humbur peshë dhe nuk i kam në gjendje të mirë për t’i ekspozuar. Pasi t’i bëj edhe unë ndërhyrjet dhe t’i zmadhoj do t’i ekspozoj. Po edhe pse janë varur pak, prap të mira i kam”, tha Big Mama.
Edhe pse e mbuluar me golf Cani nuk e ka lënë të qetë Big Mamën, ai i ka zbërthyer fundin, nga ku edhe janë dukur getat.
Më pas Big Mama vazhdoi me batutat e saj me moderatorin Arjan Çani i cili tha se Big Mama ishte në një lidhje dashurie të paparë me një djalë në Bruksel, nga Kosova por që u nda papritmas.
Në lidhje me këtë Big Mama tha “ “Unë kam gjet tjetrin, do çaj për at të vjetrin”. (B.H/Faxweb)