Këngëtarja e njohur Taylor Swift është ngjitur në skenë mbrëmjen e djeshme gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Billboard” duke dhënë një performancë të shkëlqyer me këngën e saj më të re “ME!”
Swift u ngjit në skenë së bashku me vokalistin e grupit “Panic at the Disco” dhe të dy, sikurse kanë komentuar mediat e huaja, dhuruan një performancë plotë me zemra, ylbera, flutura dhe mbi të gjitha me pozitivitet.
Mirëpo, nuk kanë munguar as komentet negative nga shumë prej fansave dhe ndjekësve të saj, të cilët e kanë kryqëzuar këngëtaren në rrjetet sociale duke shkruar se një pjesë e perfomancës së Swift ishte e kopjuar nga performanca e këngëtares Beyonce në Coachella në vitin 2018, ku ajo shfaqet pas rënies së daulleve.
Sipas ndjekësve kështu ka bërë edhe Swift në fillim të perfomancës së saj mbrëmjen e djeshme, gjë e cila i ka mërzitur ata së tepërmi dhe i ka bërë që të hedhin një lum komentesh negative ndaj saj.
(B.L/FAXWEB.AL)