05:33 | 20/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

BIRN: Një shqiptar shpallet në kërkim në Turqi për “fyerje të Islamit”

13:00 | 19/06/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
BIRN: Një shqiptar shpallet në kërkim në Turqi për “fyerje të Islamit”

Diamant Tema, një shkrimtar shqiptaro-turk dhe prodhues përmbajtjeje në YouTube, i cili përballet me një urdhërarresti në Turqi për dyshimet se ka bërë komente kritike ndaj Islamit në kanalin e tij në YouTube, i hodhi poshtë akuzat.

“Absolutisht nuk i fyeva. Lexova atë që shkruhet në libra. Nëse ka një fyerje, duhet pyetur se përse autoriteti fetar turk e ka lejuar këtë libër”, tha Tema për gazetarin turk Nevsin Mengu në kanalin e tij në YouTube të mërkurën. Tema tha se të gjitha vërejtjet e tij bazoheshin në studime akademike, duke përfshirë një libër mbi fjalët e profetit Muhamed që ai kishte cituar në kanalin e tij në YouTube.

“Është shumë gabim që ministri i Drejtësisë më gjykoi pa një çështje apo një seancë gjyqësore”, tha Tema në përgjigje të njoftimit të ministrit të Drejtësisë Yilmaz Tunc.

Tunc tha të martën se për Temën është lëshuar një urdhër arresti për “nxitje të publikut për urrejtje dhe armiqësi”. “Shprehjet provokuese, të shëmtuara dhe provokuese të përdorura në lidhje me fenë islame dhe profetin tonë të dashur, nuk janë kurrë të pranueshme”, tha Tunc në X, duke shtuar se Tema aktualisht ndodhet jashtë vendit.

Tema tha se ai është i përkatësisë etnike shqiptare dhe se emigroi në Turqi me familjen e tij kur ishte i mitur. Ai aktualisht ka kombësi turke dhe shqiptare dhe u zhvendos në Shqipëri një vit më parë.

Kanali i tij në YouTube i quajtur “Yer6” diskuton fenë, çështje filozofike dhe tema të tjera. Ai ka rreth 1.3 milionë abonentë.

Tema tha se Tunc si ministër i Drejtësisë duhet të mbrojë edhe të drejtat e tij. “Ai është edhe ministri im i Drejtësisë, ai gjithashtu duhet të mbrojë të drejtat e mia. Prej ditësh kam marrë kërcënime me vdekje”, i tha ai Mengu, duke vënë në dukje gjuhën e urrejtjes dhe kërcënimet ndaj tij në rrjetet sociale të përhapura në mënyrë të organizuar nga grupe islamike.

Më 16 qershor, në llogarinë e tij X, Tema ndau disa nga kërcënimet që ka marrë në rrjetet sociale dhe disa postime ku i bëhet thirrje Ministrisë së Brendshme dhe Drejtësisë së Turqisë që ta arrestojnë atë.

Grupet e të drejtave thonë se Turqia nën presidentin Rexhep Tajip Erdogan përdor shpesh gjyqësorin për të heshtur kritikët.

Marrë nga Reporter.al

Pas

Thellohet rivaliteti i tyre me Perëndimin, Rusia dhe Koreja e Veriut nënshkruajnë marrëveshje partneriteti

Para

Izraeli “mund të ketë shkelur ligjet e luftës” gjatë fushatës ushtarake në Gazë

Para
Izraeli “mund të ketë shkelur ligjet e luftës” gjatë fushatës ushtarake në Gazë

Izraeli “mund të ketë shkelur ligjet e luftës” gjatë fushatës ushtarake në Gazë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në kërkim të partnerëve tregtarë! Shqipëria përqendrohet në rajon, rrit shkëmbimet nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është kërcënuar me jetë. Ja e-mail i cili ka mbërritur në adresën e Presidentes Osmani

Gara për Tiranën/ Përfundon numërimi, Olta Xhaçka në Parlament! Gjylameti, Majko, Kodheli e Felaj mbeten jashtë

Erion Veliaj bën rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”

Lista Serbe kërkon kompromis, ndërsa Prishtina vazhdon mbylljen e institucioneve të Serbisë

Ministri i Jashtëm kinez: Pekini respekton sovranitetin e Danimarkës në Greonland

Zjarri në shtëpinë e kryeministrit anglez, policia arreston të dyshuarin e tretë për ngjarjen

Aksident i rëndë në Itali! Kamioni përplaset me autobusin e mbushur me nxënës, vdes një mësues

Përfundon pas 2 orësh telefonata mes Donald Trump dhe Vladimir Putin/ Presidenti rus: Gati të punojmë për një Memorandum për Ukrainën përfshi armëpushimin

Franca çon kriminelët në xhungël! Burg i sigurisë së lartë në Guajanën Franceze

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.