Liberta Spahiu është një nga moderatoret më të dashura në Kosovë, mirëpo ajo ka zgjedhur të jetë hermetike rreth jetës së saj private. Pas lidhjes me Ghetto Geasyn dhe thashethemeve për një romancë me Flori Mumajesin, nuk kemi dëgjuar më thashetheme sa i përket jetës së saj sentimentale.
Prej disa kohësh, Liberta ka nisur të realizojë vlogje në You Tube, ku na tregon aspekte të ndryshme nga jeta e saj personale. Dhe gjejeni pak se çfarë ka zgjedhur të bëjë në vlogun e fundit…
Ka zgjedhur të shohë letrat tarot, sipas së cilave i dashuri i prezantueses së famshme jeton jashtë shtetit, por është ende herët për një lidhje mes tyre, teksa duket se merret me biznes dhe është zeshkan.
Sipas parashikuesit, ky person mund të shfaqet në fund të vitit 2020 dhe vitin e ardhshëm moderatoren mund ta shohim në një lidhje. Madje sipas letrave ajo do bëjë një fëmijë.
Ti je shumë e vështirë, je tu prit diçka që në realitet nuk e di se çka je duke pritur. Ti ke një pengesë me veten edhe pse je pozitive, nuk ke siguri te vetja dhe ke frikë.”- i tha personi që po lexonte letrat, teksa moderatorja pohonte fjalët e tij. Ndërsa sa i përketë punës, Libertën e pret një sukses i madh që pritet ta shohim në të ardhmen. Po ju e keni parë ndonjëherë fatin tuaj?