AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe GjithaVeç e Shuplakës

Biznesmenët e preferuar të Edi Ramës, nga Agim Zeqo te ish-administratori i ”Kurum”. I shpërblen me leje ndërtimi në Tiranë dhe ngritje HEC-esh

Janë emra të njohur për shqiptarët biznesmenët e preferuar të Edi Ramës, të cilët janë shpërblyer me leje ndërtimi në Tiranë dhe leje ndërtimi HEC-esh nëpër gjithë Shqipërinë. Këshilli Kombëtar i Territorit ka dhënë me 16 vendime të reja ka dhënë 3 leje të reja ndërtimi në Tiranë dhe 4 hidrocentrale të rinj në gjithë vendin.

I pari, i njohur është Agim Zeqo. Zeqo është administrator i ”Tirana 1 Contruction”, me ortak Arben Dibrën, Adrian Beqirin dhe Rea Aliçon si dhe një kompani tjetër, ”Nova Construction 2012” e Ilir dhe Kujtim Shtufit.

Zeqos, i njohur gjerësisht në publik si ”Gimi i Redbullit”, së fundmi i është emëruar menaxherja e tij besnike, Albana Shkurta që administronte  ”Albanian Distribution&Development”, zëvendësministre e Financave dhe Ekonomisë. Rama e prezantoi publikisht Shkurtën, të besuarën e Zeqos në një nga postet kyçe të qeverisë.

Kompania e Zeqos do të ngrejë një godinë 24 katëshe në rrugën e Kavajës, me cilësimin: “Godinë polifunksionale 2, 4, 16 dhe 24 kate “Garden Building”.

Dy lejet e tjera të rëndësishme i janë dhënë kompanisë ”Invest Society”, e cila është në pronësi të Dajlan Avdisë dhe Glendi Abdisë. Një godinë shumëfunksionale ”Polifunksionale Europiane Blloku” dhe tjetra po shumëfunksionale “West Residence”, në Rrugën “Ibrahim Rugova” në Tiranë.

Nga lejet për hidrocentralet të bie në sy biznesmeni i fuqishëm Bashkim Ulaj, i cili ka kompaninë ‘Gener 2”, ortake te ”Dragobia Energy”. Ulaj, aksioner me Astrit Ulaj dhe Ahmet Ulaj kanë përfituar nga shtyrja e lejes ekzistuese për  hidrocentralin “Dragobia”, Komuna Margegaj, Qarku i Kukësit.

Një nga kompanitë që bën përshtypje në lejet shpërblyese është edhe ”Shijaku”,  e cila edhe pse në likujdim e sipër, ka marrë lejen për ndërtimin e një hidrocentrali.  Kompania e Shpëtim Shijakut është pjesë e ”Erdy Energy” që do të ndërtojë hidrocentralin  ”Kalis”, në  degën e lumit Shkumbinit, Shmil, Bashkia Librazhd-Elbasan.

Kompania ”Erdy Energy” ka ortak turkun  Koray Zeytinoglu, ish-administratori i kompanisë ”Kurum”. Zeytinoglu është arrestuar në korrik të këtij viti me akuzat për përfitimin nga skemat mashtuese me faturat e TVSH-së gjatë kohës që administronte kompaninë e rëndësishme. Më pas Zeytinoglu u lirua duke u hetuar në gjendje të lirë. 

Tre hidrocentrale të tjerë të rinj do ndërtohen në Shqipëri: i Letajt në përroin e Thekrës dhe në dy degët e tij, Bashkia e Bulqizës, Qarku i Dibrës, hidrocentrali “Kamenica”, në përroin e Kamenicës, degë e lumit Dunavecit, degë e lumit Devoll, Bashkia e Korçës dhe “Antena”, në lumin e Zallittë Shtamës, Bashkia Mat, Qarku i Dibrës.

Kompanitë që kanë përfituar lejet janë ”Asi-Tre”, ”Favina1” dhe ”Derbi-E”.

”Favina 1” dhe ”Favina” e Adnand dhe Viktor Qylafit ka ndërtuar edhe hidrocentralin e Cangonjit.

(V.G/Faxweb)

Bashkim Ulaj, Koray Zeytinoglu dhe Agim Zeqo

 

 

Fjalët Kyce

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *