Bledi Çuçi, kandidati i PS-së në Gjirokastër në intervistë me gazetaren Mira Kazhani, por diçka i ndodh gjatë momenteve që flet.
Zilja e telefonit e largon pak nga përgjigjet, por siç ia thotë gazetares është i detyruar ta hapë telefonin. ”O do më falësh se është Endri”, i thotë Çuçi Kazhanit. Pas telefonatës Çuçi i shpjegon se Filip Çakuli do ta ndihmojë për fushatë. Pak PR, edhe gjatë një interviste, pak ditë para se gjirokastritët të zgjohen mëngjesin e 25 qershorit për të votuar. ‘E bën për PS-në apo për ju?”, është pyetja që Kazhanit i del papritur.
BISEDA TELEFONIKE ÇUÇI-FUGA:
Çuçi: O do më falësh se është Endri. Endri, hë më thuaj.
Fuga: Më merr Filip Çakuli….(nuk dëgjohet mirë)
Çuçi: Ai është nga Dropulli me origjinë? Se ai është minoritar…
Fuga: Po ku di unë…
Çuçi: Shumë mirë…Po, po…ma nis pak numrin. Ciao, ciao!
Kazhani: Ishte Fuga?
Çuçi: Po.
Kazhani: Porosi?
Çuçi: Jo. Shkëmbime njerëzish që mund të ndihmojnë…P.sh më tha që Filip Çakulin e ke të gatshëm për të ardhur në fushatë të të ndihmojë një ditë. (Buzëqesh)
Kazhani: Ashtu? E ka vendosur? E bën për PS apo për ju direkt? Ç’rëndësi ka?!
Çuçi: Nuk e di, do ta pyes. (V.G/SHUPLAKA)