Të gjithë e njohin Blerina Agon dhe menjëherë bëjnë lidhjen me Rafting. Rasti për të cilin po sjellim në vëmendje sërish Blerina Agon ka të bëjë me një lajm që ka marr ajo, që në fakt i përket jo vetëm asaj, por edhe Shqipërisë.
Programi prestigjioz i Departamentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës YTILI (Young Transatlantic Innovation Leaders Initiative), përzgjedh çdo vit vetëm 100 finalistë mes qindra aplikimeve të sipërmarrësve të rinj evropian.
Për vitin 2017, mes mbi 650 aplikimeve, fituesja nga Shqipëria është shpallur Blerina Ago administratorja e “Albanian Adventure Resort”. Ky program praktike profesional 1-vjeçar, mundësuar nga Fondi Gjerman Marshall, i bën finalistët pjesë e një organizate/biznesi apo institucioni në SH.B.A ku të mund të zhvillojnë aftësi të reja profesionale, të hulumtojnë në fusha të ndryshme të kërkimit shkencor, të krijojnë ide të reja biznesi dhe lidershipi dhe të forcojë bashkëpunimin transatlantik mbi sfidat rajonale, kombëtare dhe globale në frymën e Planit Marshall.
Si rezultat i 15 viteve punë, Blerina Ago është duke zhvilluar sipërmarrjen më inovative dhe ide të gjelbërta në fushën e turizmit, pozicionuar në Skrapar “Albanian Adventure Resort” sha.
PROJEKTI:
“Albanian Adventure Resort” ka si qëllim ndryshimin e jetës se komunitetit përmes aktiviteteve sportive në natyrë dhe arsimit profesional në fushën e turizmit aventurë dhe mikpritjes. “AAR” shtrihet në hapësirën e një ish-reparti ushtarak të amortizuar, mes natyrës së paprekur, dhe fare pranë kanioneve të Osumit. Lokacioni i propozuar ofron një gamë mundësish për mbi 15 aktivitete aventurë, duke përfshirë rafting në afërsi te kanioneve te Osumit, hiking, kajak, hidrospid, kalërim, çiklizëm malor, kacavjerrje dhe sporte te tjera të shumta në natyrë. Gjenerimi i të ardhurave përmes aktiviteteve komerciale do të ndihmojë për të rritur standardet e të gjitha sporteve aventurë në Shqipëri dhe do të rrisin profilin e Shqipërisë si një destinacion i turizmit aventurë.
(J.V/Shuplaka)
https://www.youtube.com/watch?v=dn0RCqgJbLY