Thonë që pas një burri të suksesshëm ndodhet përherë një grua, mirëpo mund të ndodh edhe e kundërta.
Elegante, e qeshur, Blerina Bombaj ka ditur si të hyjë në zemrat e shqiptarëve, edhe pse këshillat e saj, fillimisht stomakut të tyre mund të mos i kenë pëlqyer shumë.
Ndërkaq në faqen e saj ajo ndan herë pas herë pamje natyre, stili jete të shëndetshëm, por edhe foto dhe informacione mbi profesionin, bashkëpunëtorët, pa lënë jashtë kurrsesi më të rëndësishmit, familjen.
Këtë herë ka ndarë edhe një foto me bashkëshortin, Edin, babain e dy fëmijëve të saj, i cili është me siguri shumë mbështetës për Blerinën, shkruan ”Class”.
“Burrë e grua, mish e thua”, shkruan dietologia në foton e publikuar. Është mëse e dukshme në të gjitha fotot që ajo poston marrëdhënia e tyre e bukur që e përcjellin edhe në rritjen e fëmijëve. Ata janë të veçantë edhe për faktin që kanë zgjedhur dashurinë dhe natyrën pa u joshur shumë nga dukja dhe pompoziteti.