Avokati i Saimir Tahirit, Maksim Haxhia ka apeluar vendimin e Gjykatës për heqjen e bllokimit të pasaportës së ish-ministrit.
Sipas avokatit nuk ka asnjë provë të re që ta shtyjë Gjykatën të marrë këtë vendim, raporton Fax Neës.
Por sipas Prokurorisë ka dalë një dosje e dytë e nxjerrë nga autoritetet italiane në lidhje me përgjimet e trafikantëve të drogës.
Avokati Haxhia thekson se nuk egziston rreziku që Saiimir Tahiri të largohet, pasi nuk ka asnjë lloj interesi.
Ish-ministrit Saimir Tahiri ju bllokua dalja jashtë shtetit si paosjë e e hetimeve pas akuzave për trafik droge, pavarsisht se Prokuroria e Katanias I ka mbyllur zyrtarisht hetimet për dosjen “Habilaj”, dhe Tahiri nuk bën pjesë në personat që do të hetohen.
(F.M/Faxweb)