Banorët e fshatrave Thirrë dhe Sang të Njësisë Administrative Fanë, Bashkia Mirditë, zhvilluan ditën e sotme një protestë kundër ndërtimit të një HEC-i dhe të një fabrike uij në pronat e tyre.
Në mbështetje të kësaj proteste u solidarizuan dhe u bashkuan edhe banorët që janë prekur nga ndërtimi i HEC-eve që furnizohen me ujin e Flimit që buron e rrjedh nga Zall-Gjoçaj dhe që iu shërben banorëve të më shumë se 12 fshatrave të Njësisë Administrative Derjan të Bashkisë Mat.
Banorët e revoltuar bllokuan në shenjë simbolike për rreth 10 minuta ‘Rrugën e Kombit’, në mënyrë për ta bërë zërin e tyre më të fortë për të arritur në instancat shtetërore përkatëse.
Por kundërpërgjigjja e shtetit ndaj banorëve ishte e menjëhershme ku furgonët e policisë zbarkuan dhe shoqëruan protestuesit.