Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, ka reaguar ashpër ndaj ish-ministres së arsimit Lindita Nikolla, pasi kjo e fundit publikoi një foto me djalin e Franit, qytetarin që i ishte bashkuar çadrës së opozitës.
Kjo e fundit shkruante në postim se djali i Franit i është bashkuar PS-së, ndërsa Frani ka nisur punë.
Sipas Boçit, Nikolla po e përdor Franin, të cilin e ka hequr padrejtësisht nga puna dhe tanimë po merret edhe me të birin.
“Po përdor dhe Franin tani, kushëririn tënd, për të cilin të kam kujtuar që e ke hequr padrejtësisht dhe që është njeriu yt (kështu thoshte se paku vetë Frani).
Nuk u mjaftove me kalvarin e Franit, por po përdor dhe të birin tani!
Po ç’portal fitoi Frani?!!”, shkruan Boçi.
REAGIMI I BOÇIT
PORTALI I LINDITËS DHE FRANI
Eh moj Linditë!!!!
Të ka çorientuar fare mungesa e kolltukut të Ministres dhe fushata.
Po përdor dhe Franin tani, kushëririn tënd, për të cilin të kam kujtuar që e ke hequr padrejtësisht dhe që është njeriu yt (kështu thoshte se paku vetë Frani).
Nuk u mjaftove me kalvarin e Franit, por po përdor dhe të birin tani!
Po ç’portal fitoi Frani?!!
Në fund të vitit shkollor dhe në prag të pensionit?!!
Po Frani është mësues shumë i vjetër.
Pse tallesh kaq hapur xhanëm me njerëzit?!!!
Po të postoj email-et që kam komunikuar me të dhe të vërtetat e hidhura që ti fsheh prapa një foto me të birin!
Lexoji me vëmendje!!!!!
Sa keq për fushatën tënde të mjerë?! (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2050″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]