Deputetja e Partisë Socialiste Evis Kushi, deklaroi se vendimi i Kryeministrit Rama për të mos marrë pjesë në emisionet televizive aty ku janë të ftuar edhe fërfaqësuesit e opozitës sepse, sipas saj ashtu siç ata janë të dhunshëm në protestë, atë gjuhë komunikimi kanë edhe nëpër studio televizive.
Kushi e bëri këtë deklaratë gjatë një interviste në Televizionin Fax News, në emisionin “Natë me Xhaxhiun” ku shtoi se opozita është tërhequr nga detyrimet që ka ndaj qyteëtarëve duke argumentuar se dalja televizive me ta do të ishte humbje kohe.
“Ata siç përdorin dhunën në protestat e tyre, ata edhe në emnisionet televizive atë gjuhë komunikimi kanë. Nuk kemi pse të debatojmë me njerëz të tillë. Ata janë tërhequr nga detyrimi që kanë ndaj qytetarëve. Ne nuk kemi kohë për të humbur me ata që kanë ikur vetë nga fusha e betejës”, deklaroi Kushi.
Në kuadrin e deputetes së qarkut të Elbasanit, ajo konfrirmoi se kryetari aktual i Bashkisë së Elbasanit nuk do të rikandidojë. Sipas saj Sejdini e ka marrë vetë këtë vendim, dhe duke ju përgjigjur interesit se kush do të jetë kandidat në këtë qytet për zgjedhjet e qeshorit, Kushi u përgjigj se lista e plotë do të bëhet publike në fund të marsit.
(F.GJ/FAXWEB.AL)