Boris Johnson dhe e fejuara e tij Carrie Symonds i kanë vënë emrin djalit të tyre të sapolindur Wilfred Lawrie Nicholas Johnson.
Emrat janë një nderim për gjyshërit e tyre dhe dy mjekët që trajtuan zotin Johnson ndërsa ishte në spital me koronavirus, shkruan zonja Symonds në një postim në Instagram.
Ajo postoi një fotografi të vetes me foshnjën, e cila lindi të mërkurën.
Dhe ajo falënderoi stafin në University College London Hospital, duke shtuar: “Unë nuk mund të isha më e lumtur. Zemra ime është e mbushur”.
Foshnja erdhi vetëm disa javë pasi z. Johnson u largua nga kujdesi intensiv në një spital tjetër në Londër pas trajtimit për koronavirus.
Zonja Symonds shkroi të shtunën se djali i tyre ndan emrin e tij të parë me gjyshin e kryeministrit, dhe të tjetrin me me gjyshin e saj Lawrie.
Emri tjetër i tij i mesëm, Nicholas, është një nderim për “Dr Nick Price dhe Dr Nick Hart – dy mjekët që shpëtuan jetën e Boris muajin e kaluar”, shtoi ajo. BBC