01:30 | 21/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Bregu për rastin e mësuesit pedofil: Nuk qeverisim dot veten e jo më të pambrojturit

22:52 | 12/05/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Bregu për rastin e mësuesit pedofil: Nuk qeverisim dot veten e jo më të pambrojturit

Vetëm dy ditë më parë një mësues matematike në shkollën 9- vjeçare “Mustafa Lleshi”, në Kashar të Tiranës, u arrestua pas denoncimit për ngacmim seksual të një nxënëseje të klasës së shtatë që mësuesi i jepte mësim. 

Për këtë ka reaguar deputetja e PD-së Majlinda Breu. Ajo shkruan në rrjetet sociale se është e tmerruar nga çfarë ka dëgjuar.

“S’është vetëm ai fajtor! Ai është monstër në fakt. Por faji është dhe i secilit prej nesh, që nuk jemi më në gjendje të qeverisim as veten jo më të pambrojturit. 
Ç’mund të presim të ndodhë në ato pushtetet e vogla, nëpër qoshet e kësaj Shqipërisë sonë ende të pandriçuar mirë, kur nëpër tribunat e pushteve të mëdha e vetmja gjë që nuk ndryshon është urrejtja për tjetrin, nga premtimet deri tek abuzimet me pushtetin që ndodhin rëndom çdo ditë, si të ishte hiç mosgjë”,-shkruan Bregu.

SHKRIMI I BREGUT:

Ndërsa përthithemi, gati pakthim, në vorbullën e lajmeve frenetike, për pushtetet e politikat tona të mëdha, rrezikojmë të mos shohim sesi po vazhdojnë të na shkërmoqen nën këmbë ato pushtetet e vogla, në qytetete, fshatra, shkolla, punë…që në fakt shkaktojnë trauma shumë më të mëdha. 
U tmerrova edhe një herë më shumë kur u ndesha me një tjetër lajm për abuzim seksual, këtë herë jo ndaj një gruaje por akoma dhe më çmendurisht, ndaj një nxënëse të shkëlqyer, pikërisht në ambjentet e një shkolle në Kashar, rënë viktimë e mësuesit të saj. 
Në 2013 kam propozuar ndryshimet që sot janë në Kod Penal, për të vendosur parimin e interesit më të lartë të fëmijës si dhe konsiderimin si rrethanë rënduese për çdo krim që kryhet ndaj të miturve. 
E di që edhe kaq nuk mjafton. Nuk ka nevojë të ma thotë njëri se ç’ dhimbje ka fëmija dhe e kuptoj si nënë se çfarë po kalon e ëma e vajzës. 
Në Parlamentin që iku, si iku, rrijnë pezull akoma dhe 3 propozime, të miat dhe të dy kolegëve të tjerë. 
-Përfshirje në ligjin e dekriminalizimit për mësuesit dhe profesionistët e kujdesit social që punojnë me fëmijët.
-Përjashtimin nga shërbimi i proves; pra çdokujt që abuzon me fëmijët t’i hiqet e drejta të punojë përsëri me ta. 
-Bërjen të detyrueshëm të vlerësimit të shëndetit mendor të mësuesve dhe edukatorëve që punojnë me fëmijët tanë. 
Sigurisht asnjë nga këto propozime nuk u votua. Ne dolëm nga parlamenti, por mbi të gjitha jo gjithkush e përkrahu idenë se mësuesit nuk duhen futur në testim vetëm për njohuritë profesionale. 
Kolegë të tjerë, me të drejtë, ngurruan pasi mendonin se kështu qeveria do të kishte një armë më shumë në dorë, për të hequr nga puna mësues e për të punësuar militantë. 
Kjo është e keqja që na ka mbërthyer! Ne nuk garantojmë dot më jetën dhe punën e ndershme të askujt!
Një mësues pedofil do të dënohet, për këtë nuk kam dyshim! Por a fillon e mbaron këtu? 
S’është vetëm ai fajtor! Ai është monstër në fakt. Por faji është dhe i secilit prej nesh, që nuk jemi më në gjendje të qeverisim as veten jo më të pambrojturit. 
Ç’mund të presim të ndodhë në ato pushtetet e vogla, nëpër qoshet e kësaj Shqipërisë sonë ende të pandriçuar mirë, kur nëpër tribunat e pushteve të mëdha e vetmja gjë që nuk ndryshon është urrejtja për tjetrin, nga premtimet deri tek abuzimet me pushtetin që ndodhin rëndom çdo ditë, si të ishte hiç mosgjë.

Janë mbi 100 mijë fëmijë që jetojnë në varfëri.

60 mijë nuk janë të mbuluar me asnjë shërbim! 
Vetëm për t’i ushqyer me bukë fëmijët që jetojnë në varfëri ekstreme duhen 27 miliarde dollare dhe buxheti i përkujdesjes sociale as i afrohet kësaj nevoje. 
Ne nuk dimë sa fëmijë kanë braktisur shkollën;sa të mitura i detyrojnë të martohen; sa punojnë në të zezë e me radhë…
Nuk janë vetëm portretet e mitingjeve fëmijët në këtë vend. Janë dhe këta pa zë!

Po i ushqejmë vetë djajtë, siç po ushqejmë sherrnajën tonë. Dikush fiton, por jo të pambrojturit!

I arrestuari është Hasan Martani, 64 vjeç dhe ishte mësuesi kujdestar i vajzës me iniciale J.H., ndërsa në këtë shkollë jepte mësim prej 9 vitesh. Përveç kallëzimit që i është marrë 14-vjeçares, prindërit e saj kanë dorëzuar si provë edhe disa mesazhe që ai i kishte dërguar vajzës në rrjetin social Facebook.  Sipas tij nuk ka ndodhur asgjë më shumë dhe veprime të tilla nuk i ka kryer asnjëherë gjatë karrierës së tij. Sot për 64-vjeçarin është dhënë masa “arrest me burg”. 

(M.D/Shuplaka)

 

 

Etiketa: Majlinda Bregu
Pas

Protesta e opozitës dhe “Gay Parada” në të njëjtën ditë, rastësi apo e qëllimtë? Aktivistët e LGBT-së zbulojnë detajet

Para

“Kjo protestë ka shansin e madh historik që të bëhet një mësim”, Kokëdhima mbështet protestën e opozitës

Para
Koço Kokëdhima për shkarkimin: Nuk jam i informuar, mua nuk më shkarkon asambleja

“Kjo protestë ka shansin e madh historik që të bëhet një mësim”, Kokëdhima mbështet protestën e opozitës

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Rezultati do të mbetet në historinë e Shqipërisë”, Rama, mesazh socialistëve: Kokën lart, këtu nuk ka humbës, por vetëm fitues

Shefi i ushtrisë izraelite: Do të pushtojmë më shumë territor në Gaza

Zëdhënësi i OKB-së: Ende nuk janë shpërndarë ndihma në Gaza

Gjermani, shtohet dukshëm numri i sulmeve me thika

Kurti: Kandidatura e Haxhiut nuk tërhiqet, jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë

Itali/ I proceduar më parë për drogë, 26-vjeçari shqiptar ridënohet për shitje kokaine! Në hotel i gjenden edhe 7 mijë euro cash

Emri/ Arrestimi i 38 personave për komplot në Venezuelë, mes tyre i riu shqiptar, ja roli i tij në bandën kriminale

Greqi/ Të dënuarit i vënë zjarrin Burgut të Korfuzit, mes tyre edhe shqiptarë! Shkak kushtet çnjerëzore dhe torturat(VIDEO)

Gjendet rastësisht pas 37 vitesh statuja e Jim Morrison që u vodh nga varri

Miliarda euro kredi për avionët Rafale, Serbia po armatoset kundër NATO me paratë europiane

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.