13:11 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Britania s’ka ndërmend të dërgojë përforcime në Ukrainë

“Nuk do të dërgohen ushtarë britanikë ndërsa konflikti vazhdon”, tha ai.

15:42 | 01/10/2023
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Britania s’ka ndërmend të dërgojë përforcime në Ukrainë

Kryeministri i Britanisë, Rishi Sunak.

Kryeministri i Britanisë, Rishi Sunak, tha të dielën se nuk ka plane të afërta për dërgimin në Kiev të personelit ushtarak për trajnimin e ushtarëve ukrainas.

Më herët, zyrtari më i lartë i mbrojtjes britanike ishte shprehur gjatë një interviste lidhur me synimet për stërvitjen në Ukrainë të forcave të Kievit nga ushtarë britanikë.

Deri më tani, Britania dhe aleatët e saj kanë shmangur praninë ushtarake në Ukrainë për të ulur rrezikun e një konflikti të drejpërdrejtë me Rusinë.

Ministri britanik i Mbrojtjes Grant Shapps, i cili u emërua në këtë detyrë muajin e kaluar, tha në një intervistë për gazetën “The Sunday Telegraph” se ai dëshironte që të dërgonte instruktorë ushtarakë në Ukrainë, si edhe trajnimin e forcave të armatosura ukrainase në Britani dhe vende të tjera perëndimore.

“Ajo që do donte të thoshte shefi i mbrojtjes ishte se në të ardhmen mund të jetë e mundur që ne të kryejmë stërvitjet në Ukrainë”, u tha zoti Sunak gazetarëve përpara konferencës vjetorë të Partisë Konservatore në pushtet, në Manchester.

“Por ky është një plan afatgjatë, jo këtu dhe jo tani. Nuk do të dërgohen ushtarë britanikë ndërsa konflikti vazhdon”, tha ai.

Ish-Presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev tha të dielën se ushtarët britanikë që stërvisin forcat e Kievit në Ukrainë do të ishin objektiv i ligjshëm për trupat ruse.

Etiketa: Britania e MadheLufta Rusi-UkrainëRishi Sunakrusiukraina
Pas

Spanjë/ Digjet klubi i natës, të paktën 13 të vdekur!

Para

Sulmi në Ankara, Erdogan: Valëvitja e fundit e terrorizmit, nuk do t’ia dalin

Para
Sulmi në Ankara, Erdogan: Valëvitja e fundit e terrorizmit, nuk do t’ia dalin

Sulmi në Ankara, Erdogan: Valëvitja e fundit e terrorizmit, nuk do t'ia dalin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vijojnë kontrollet në kuadër të planit “Plazhi i lirë”, lirohen hapësira publike në Golem

Greqia mbyll azilin për afrikanët! Mitsotakis: Është rritur fluksi i emigrantëve, na duhet të marrim masa

IMT dhe Policia Bashkiake aksion për lirimin e hapësirës publike në zonën e Piazzës në kryeqytet

Vlorë /Parandalohen dy ngjarje të rënda kriminale, arrestohen autorët e dyshuar të plagosjes

Operacioni “Koordinata”/ Kultivoi 93 bimë narkotike në Golaj, procedohet kryetari i fshatit

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, vendos kurorë në nderim të të rënëve për lirinë e Bullgarisë

Velipojë /Kapet në flagrancë 20-vjeçari që shiste doza kokaine dhe kanabisi

Pas kërkesës së Ramës, japin dorëheqjen drejtorët e Bashkisë Durrës

Toka dhe biznese të shumta/ Prokuroria e Gjirokastrës kërkon konfiskimin e pasurive të një personi

Berisha nderon ish-ambasadorin gjerman Daum: Kavalieri i vetmuar që qëndroi në anën e lirisë dhe dinjitetit të shqiptarëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.