Presideniti i Kosovës Behgjet Pacolli e ka cilësuar si një lajm të mirë faktin që Bullgaria do të marrë zyrtarisht kryesimin e rradhës së Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian pasi Ballkani Perëndimor është njëri nga prioritetet kryesore.
Me anë të një njoftimi në rrjetin social Facebook, Pacolli shprehu besimin e thellë se mbështetja bullgare për Kosovën do të jetë e fuqishme mbi proceset euro-atlantike të Kosovës.
Postimi i plotë
Dita e parë e Vitit të Ri, vërtetë nisi me një lajm të mirë jo vetëm për perspektivën evropiane të Kosovës, por të gjithë vendeve të rajonit. Nga sot, shteti mik i Kosovës – Bullgaria pranoi zyrtarisht kryesimin e radhës të Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian, ndërsa Ballkani Perëndimor është njëri nga prioritetet kryesore.
Si mikëpritës i homologes time bullgare, Ekaterina Zaharieva, në Kosovë gjatë muajit Tetor të vitit që e lamë pas ne diskutuam gjërë e gjatë në lidhje me këtë dhe kishim edhe një drekë të përbashkët pune.
Kam besimin e thellë se mbështetja bullgare për Kosovën do të jetë e fuqishme mbi proceset euro-atlantike të Kosovës, anëtarësimin e vendit tonë në Organizata Ndërkombëtare, ashtu siç është edhe vullneti i dyanshëm për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimit tregtar ndërmjet dy vendeve. (M.Q/Faxweb)