Një aksident fatal ka ndodhur në orët e vona të ditës së djeshme në Bulqizë. Mësohet se një 16-vjeçar ka përplasur me motor 82-vjeçaren S.M në fshatin Ostren. Si pasojë e plagëve 82-vjeçarja humbi jetën në vend. Për pasojë i mituri është shoqëruar ditën e sotme në Komisariat ku iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale motomjeti që drejtonte.
Njoftimi i Policisë:
Bulqizë/informacion paraprak
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në orën 23.40, datë 28.08.2024, kanë marrë informacion se në fshatin Ostren, kishte humbur jetën shtetasja S.M., 82 vjeçe.
Nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se 82-vjeçarja, ishte aksidentuar nga një motomjet.
Si rezultat i veprimeve të shpejta Policia identifikoi, kapi dhe shoqëroi në Komisariat për veprime të mëtejshme një 16-vjeçar, që duke drejtuar një motomjet dyshohet se ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasen S.M.
Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale motomjetin që dyshohet se drejtonte 16-vjeçari.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.