Gjatë ditës së sotme, një qytetari i ka rënë të fikët në rrugën përpara Parlamentit, por ndërsa askush nuk i ka ardhur në ndihmë, papritmas vjen deputeti Eduart Ndocaj.
I njohur ndryshe edhe si “deputeti kaubojs”, Ndocaj ka bërë atë që jo kushdo e bën. Ai ka qenë i pari që i ka fashuar plagën qytetarit dhe nuk ka pritur ardhjen e ambulancës.
I gjithë momenti është fotografuar nga fotografi i Parlamentit, Agim Rama, i cili i ka publikuar fotot në rrjetet sociale.
“KY ESHTE DEPUTETI I DUHUR . NJE QYTETARI I BIE TE FIKET NE RRUGEN KRYESORE PARA PARLAMENTIT , DEPUTETI Eduart Ndocaj , I PARI I FASHON PLAGEN . MANDEJ DJEM DHE GOCAT NE SHERBIM JAPIN NDIHMEN E PARE .”, shkruan fotografi.
Ndocaj u gjend aty fare rastësisht, teksa po shkonte në seancën e sotme plenare në Parlament. Pas ndihmës që deputeti i ofroi qytetarit, ai menjëherë u nis drejt Parlamentit për të kryer detyrën.(D.D/Shuplaka)