I pranishëm në Sesionin e Këshillit të të Drejtave të Njeriut, ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, u shpreh se të Drejtat e Njeriut janë në fokusin e programeve të hartuara nga qeveria.
Duke u ndalur tek bashkëpunimi i vendeve në luftën kundër ekstremizmit që cenon këto të drejta, ai tha se nevojitet të bëhet më shumë për konfliktin në Siri dhe luftën në Irak.
Kreu i diplomacisë shqiptare bëri me dije se Shqipëria ka marrë masa kundër akteve ekstremiste dhe radikalizmit në tërësi. “Shqipëria ka marrë masa kundër akteve ekstremiste dhe radikalizmit në tërësi. Është detyra jonë që të identifikojmë bashkarisht elementët e ekstremizmit, ne do të vijojmë të japim kontributin tonë në Këshillin e Sigurimit.”, u shpreh Bushati.
Sa për minoritetet, ministri theksoi se Shqipëria i ka kushtuar gjithmonë vëmendje respektimit të komuniteteve. “Mbrojtja dhe respketimi i të drejtave të minoritetit i hap rrugë një fqinjësie të mirë. Çdo lloj dhune mbetet në fokusin tonë të vazhdueshëm për të parandaluar këtë fenomen. Për shoqëri të shëndetshme është gjithmonë e nevojshme të sigurojmë të drejtat e komuniteteve. Vetëm politikat e përshtatshme sjellin një shoqëri të shëndoshë.”, theksoi ministri nga Gjeneva. (XH.A/SHUPLAKA)