Partia Demokratike ka mbledhur grupin parlamentar në seli. Dy janë pikat ku do të fokusohen diskutimet sot, seanca e nesërme plenare dhe një vendim sa i përket buxhetit 2025, projektligji për të cilën ka nisur diskutimin ditën e djeshme në komision parlamentar të “Ekonomisë”.
Një nga skenarët e mundshëm është që në përfundim të mbledhjes së sotme, grupi parlamentar i PD të marrë vendimi për t’iu rikthyer normalizimit të jetës parlamentare me debate në komisione dhe seancë.