Kapiteni legjendarr i Kombëtares së shqiptare ka folur për ceremoninë e largimit të tij në ndeshjen ndaj Italisë. I ftuar në emisionin “Opinion” Lorik Cana ka thënë se në lidhje me ceremoninë e largimit nuk ishte ajo që kishte menduar.
Cana tha se kishte menduar një ceremioni lamtymire me protokoll, një ndeëshje me një Kombëtare të madhe ku edhe të luaja, por kjo nuk arrihet edhe për kushte logjistike.
“E kisha menduar ndryshe , qoftë unë qoftë me federatën, me protokoll, me një miqësore me një kombëtare të mirë dhe ti luan disa minuta dhe e lë pastaj është një gjë e mirë, por kjo ka të bëjë edhe me arsye logjistike dhe pastaj vendosëm me Federatën që ta mbyll me Italinë”, tha Cana. (B.H/Shuplaka)