8 Dhjetori, ose siç njihet tashmë “Dita e Rininës”, ka bërë bashkë derputeten e PDIU-së Mesila Doda, kryetarin e bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe Blendi Gonxhja.
Gonxhe është pjesë e administratës së Bashkisë Tiranë dhe e justikon faktin e të festuarit pranë Veliajt, por nuk e dimë ende arsyen pse ish-demokratja Mesila Doda gjendet përkrah tij, në një kohë kur Veliaj nuk ka qenë pjesë e protestave të studentëve në dhjetorin 1990.
“Një dolli për 8 Dhjetorin me Mesilën, Arjanin, Tanin dhe Kryetarin e Zv.Kryetarin e Bashkisë Tiranë tek Graal! Shkëmbim eksperiencash revolucionarësh“, shkruan Gonxhja, duke i bashkangjitur edhe një foto.
Kujtojmë se, Mesila Doda dhe Blendi Gonxhe kanë qenë pjesë e Lëvizjes Studentore të “Dhjetorit ’90”.