Në fund, pavarësisht se sa i vështirë ka qenë sezoni i tij i parë për Mauricio Pochettinon, si trajner i Chelseat, teksa argjentinasi e ka futur ekipin e tij në Evropë, në Conference League.
Por, nëse Manchester United humbet finalen e FA Cup këtë të shtunë kundër Pep Guardiolës, ‘blutë’ e Londrës kalojnë në Europa League. Gjithsesi e ardhmja e Pochettino duket ende në ajër.
Në fakt, ka pasur spekulime nëse Pochettino do të vazhdojë apo jo në pankinën e Chelseat për pjesën më të madhe të sezonit. Por, kur gjërat u vështirësuan, trajneri argjentinas mori mbështetjen e Todd Boehly, pronarit të klubit të ‘Stamford Bridge’ dhe një pjesë e mirë e dhomave të zhveshjes e mbështeti edhe atë.
Sipas mediave angleze, Pochettino së shpejti do të takohet me drejtuesit e Chelseat dhe do të flasin për të ardhmen e trajnerit. Fakti është se vetë Pochettino deklaroi se të premten e kaluar kishte darkuar me Boehly.
Shumë tifozë konsiderojnë se, duke pasur parasysh plagën e dëmtimeve që iu desh të përballej këtë sezon dhe fundin e mirë të sezonit, në të cilin ai arriti atë që dukej pothuajse e pamundur disa muaj më parë, një vend në Evropë, Pochettino meriton një tjetër sezon në krye të Chelsea për të vazhduar punën.
Çfarëdo që të ndodhë, dhe megjithëse shumë besojnë se Pochettino mund të vazhdojë të drejtojë skuadrën ‘blu’, ka edhe nga ata që pohojnë se asgjë nuk mund të merret si e mirëqenë. Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare.
Discussion about this post