Përplasja në Bllok vijon të jetë ende plotësisht e pazabardhur, e megjithatë është siguruar një pjesë e argumentimit të Prokurorisë lidhur me atë që ka ndodhur mbrëmjen e 4 Tetorit.
Nga kqyrja e kamerave të sigurisë rezulton se Elvana Gjata ka qenë së bashku me të fejuarin e saj në ambientet e jashtme të lokal Monopol, dhe në këto moment është ngacmuar nga disa persona që ishin brenda një Benzi, që siç duket njiheshin nga Mata.
Një prej tyre, ende i paidentifikuar nga ana e policisë, po me shumë gjasa pjesë e grupit të Martinajt, ka qenë ish-shoku i ngushtë i tij.
Mirëpo pak minuta pas përplasjes personat që e shoqëronin Ervin Matën kanë dalë nga lokali, për t’u rikthyer sërish disa çaste më vonë, dhe pas tyre kanë mbërritur në lokal dhe personat e grupit të Ervis Martinajt.
Çfarë rezulton nga kqyrja e kamerave të sigurisë sipas Prokurorisë:
Është bërë këqyrja e pamjeve filmike të subjekteve dyqan “Monopol” dhe “KFC”, ku nga krahasimi edhe me aktet e tjera procedurale, ka rezultuar se :
Më datë 04.10.2018 ora 18:54, shtetasit Ervin Mata, Geldo Hoti (Liçaj), Fabio Allushi, Mevjol Bilo kanë hyrë brenda në ambjentet e dyqan “Monopol”. Në këto momente ka hyrë edhe një shtetase e identifikuar dhe pyetur nga ana jonë, shtetasja Erida Lazimi, e cila deklaron se ka qenë me qëllim të shikonte disa artikuj që pronari Redi Popesku tregëtonte dhe largohet rreth orës 21:21:07.
Rreth orës 20:37, nga dyqan “Monopol”, ka dal shtetasi Ervin Mata, i cili është duke folur në telefon dhe sipas deklarimit të shtetasit Redi Popescu, Ervini del jashtë për tu takuar me të fejuarën e tij shtetasen Elvana Gjata, për të shkëmbyer një çelës shtëpie.
Ajo e kishte parkuar automjetin e saj në rresht për dy. Në momentin që Ervini ka qenë duke bashkëbiseduar me të fejuarën, në rresht të tretë, ka kaluar një automjet dhe personi/personat që kanë qenë brenda tij kanë ngacmuar të fejuarën e Ervinit. Ky automjet ka vazhduar qarkullimin drejt “KFC” dhe për një moment ndalon dhe kryen manovrën e ecjes mbrapa dhe pasi qëndron aty afrohet shtetasi Ervin Mata, pamje të cilat janë regjistruar nga DVR e subjektit “KFC”.
Rreth 10 sekonda më pas, te vendi ku automjeti kishte ndaluar dhe bisedonte me Ervin Matën, afrohet edhe shtetasi Mevjol Bilo dhe bisedojnë me personin/personat që ndodhen brenda në automjet, ku vërehet se Ervini e shtyn me dorë shtetasin Mevjol Bilo me qëllimin për ta larguar.
Po sipas deklarimit të Redi Popescu-t, ku shprehet se ka dëgjuar nga Ervin-i se personi që ishte në drejtim të automjetit ishte ish shoku i ngushtë i tij, dhe kjo duket edhe nga pamjet filmike ku Ervini largon Mevjol-in me qëllimin për tu sqaruar vet, megjithëse Mevjoli nuk largohet por i qëndron aty pranë.
Pasi shkëmbejnë disa fjalë, rreth 1 minutë më pas Ervini me Mevjolin, largohen në drejtim të dyqan “Monopol”, ndërsa automjeti vazhdon në drejtim të “Sky Toëer”. Automjeti në dukje është i markës “Mercedes Benz”, tipi “G – Class”, ngjyra e zezë me disqe të zezë por pa targë të identifikueshme.
Duke këqyrur pamjet filmike të “Monopol”, vërehet se Ervin Mata nuk futet brenda në dyqan, por vetëm Mevjoli i cili pasi futet del përsëri, dhe në pjesën e derës së daljes, në dukje ka një armë zjarri pistoletë, të cilën e fut në brez nga krahu i djathtë i tijme dorën e majtë. Gjithashtu, në rend kronologjik, pas tij dalin Geldo, Fabio, një person i paidentifikuar, dhe në fund një person i identifikuar në rrugë operative si shtetasi A.B
Duke kaluar përsëri te pamjet filmike të “KFC”, vërehet se Ervini kalon përpara këtij subjekti dhe pas tij vijnë me rradhë Mevjoli, Fabio, Geldo, Redi dhe i fundit, i distancuar nga këta, shtetasi A. B dhe të gjithë ecin në trotuar në drejtim të “Sky Toëer” dhe pas një vonese rreth 1 minutë më pas, në pamje shfaqet Ervini, i cili po kthehet duke ecur në trotuar dhe pas tij janë Mevjoli, Redi, Fabio, Geldo dhe në fund A.B.
Duke kaluar te pamjet e “Monopol”, vërehet se të gjithë personat e përmendur më sipër hyjnë përsëri brenda dyqanit. Rreth 14 (Katërmbëdhjetë) minuta më vonë, kur ka shënuar ora 20:58, brenda në dyqan ka hyrë shtetasi Ajaks Boshnjaku.
Rreth orës 21:26:58, në dyqan hyjnë shtetasi Ervis Martinaj, i shoqëruar nga shtetasi Eljon Hato dhe një person ende i paidentifikuar.
Rreth orës 21:28:08 në dyqan futet një person ende i paidentifikuar dhe direkt pas tij, vjen viktima Fabian Gaxha.
Rreth orës 21:28:36, nga dyqani duket që del shtetasi A.B i cili largohet duke dal nga shkallët e dyqan Monopol.
Rreth orës 21:29:16, nga dyqani largohet me vrap personi i paidentifikuar që shoqëron shtetasin Ervis Martinaj.
Rreth orës 21:29:19, nga dyqani largohet me vrap shtetasi Ajaks Boshnjaku.
Rreth orës 21:29:36, nga brenda dyqanit dalin në rrjedhë kronologjike shtetasit Mevjol Bilo, Ervin Mata, Geldo Hoti dhe Fabio Allushi.
Rreth orës 21:29:48, nga dera e dyqanit ka dalur Redi Popescu dhe pas tij ka qenë Ervis Martinaj.
Rreth orës 21:30:27, nga dera e dyqanit ka dal personi i paidentifikuar që hynë disa sekonda përpara viktimës Fabian Gaxha.
Rreth orës 21:30:30, në dyqan hynë përsëri Redi Popescu, ku duhet theksuar se dera në hyrjen e dyqanit është e hapur dhe i shtrirë përtokë duke rënkuar është i plagosuri rënd Eljon Hato.
Rreth orës 21:31:10, Redi Popescu ka dal përsëri nga dyqani.
Rreth orës 21:34:41, i plagosuri rëndë Eljon Hato, duke u zvarritur ka arritur të kaloj derën e dyqanit dhe aty vjen e merr një person i cili është ende i paidentifikuar. Ky person bën transportimin e Eljonit duke e mbajtur në krahë dhe kalojnë në trotuar te “KFC”, dhe më pas i humbin objektivit të kamerës së “KFC”.
(E.K/FAXWEB.AL)