Sot Donald Trump bëri betimin zyrtar si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Tani që Trump do të jetë politikani më i pushtetshëm i globit ju risjellim në kujtesë deklaratat e kryeministrit Edi Rama, kur kandidati republikan garonte përkrah Hillary Clinton.
Gjatë një interviste Rama ka thënë se “nëse Donald Trump bëhet President i SHBA, kjo do të jetë fatkeqësi e amerikanëve”.
“Larg qoftë! Besoj se do të dëmtonte shumë SHBA-në dhe do të dëmtonte shumë botën demokratike, pasi ai, në fund të ditës do të duhet të bënte disa prej gjërave që po thotë se do të bëjë dhe pa dyshim, kjo do të ishte shumë e dëmshme. Gjithashtu, shpresoj që ndërkohë ai të jetë në gjendje të mësojë më shumë mbi botën, të mësojë më shumë mbi myslimanët, të mësojë më shumë se si ka shumë njerëz, që pavarësisht besimit apo etnisë së tyre, jetojnë me krenari me vlerat që Amerika përfaqëson dhe i mbrojnë këto vlera, edhe përmes sakrifikimit të fëmijëve të tyre, në luftërat që bëjnë përkrah Amerikës”, shprehej Rama për CNN.
A do të ndikojnë këto deklarata në marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Shqipërisë? Të presim e të shohim…(A.R/SHUPLAKA)
Ja çfarë ka thënë Rama për Trump para disa muajsh: