Gjatë takimit me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan presidenti grek Prokopis Pavlopoulos ka çuar përsëri një mesazh ndaj Tiranës.
Teksa ka theksuar se Athina mbështet ecurinë europiane të Turqisë, pasi beson se është në dobi të popullit fqinj turk, Pavlopoulos ka theksuar se, që kjo të arrihet, duhet që edhe Turqia, ashtu si dhe Shqipëria ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, të zbatojnë plotësisht dhe me sinqeritet “Të drejtën ndërkombëtare dhe Legjislacionin europian”.
“Pasi e di interesin tuaj, zoti President, edhe për të ardhmen europiane të vendeve të tjera të Ballkanit, e njëjta gjë që thashë për të ardhmen e Turqisë është gjithashtu e vërtetë edhe për vendet e tjera. Greqia favorizon perspektivën europiane të ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë dhe Shqipërisë, por ka gjithashtu parakushte për respektimin e së drejtës ndërkombëtare dhe të legjislacionit europian. Emrat që fyejnë jo vetëm historinë, por rrisin irredentizmin dhe vënë në pikëpyetje kufijtë nuk janë të pranueshme në aspektin e së drejtës europiane. Po kështu, vendet që duan të jenë anëtare të BE-së duhet të respektojnë të drejtat e njeriut, të tilla si e drejta për pronën dhe të drejtat e pakicave”, president i Greqisë.
(J.V/Faxweb)