Vetëm një ditë më parë Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të lerë në fuqi masën shtrënguese për bllokimin e pasaportës së ish-ministrit Saimir Tahiri. Në Krimet e Rënda shkoi vetë dje Tahiri i shoqëruar nga avokati i tij Maks Haxhia. Pas përfundimit të dëshmisë së tij Tahiri teksa doli nga kjo gjykatë u shpreh para gazetarëve se do të fjalë së shpejti.
Por një detaj nuk duhet të lemë mangut që ndodhi në korridorine gjykatës. Prokurori i çështjes Gentian Osmani ka shtënguar duart duart me avokatin e Saimir Tahirit, Maks Haxhia. Tejet miqësorë duken dy palët kundërshtare, ndërsa Tahiri ecën nga pas tyre pa u marrë fare me këtë shtrëngim duarsh.
Mesa duket ata njihen pasi mund të kenë zenë së bashku edhe në çështje të tjera gjyqsore. (J.V/Faxweb)