Dy shoferë janë arrestuar në flagrancë mbrëmjen e kaluar në autostradat Tiranë-Elbasan dhe Tiranë-Durrës pasi po drejtonin mjetet në gjendje të dehur në masën që varionte nga 0.53 mg/l deri në 0.76 mg/l.
Gjatë mbrëmjes së të shtunës dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, janë evidentuar nga kontrolli me radar 14 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi mbi normat e lejuara, shpejtësi që varionin nga 139 km/h deri 176 km/h, janë vendosur 38 masa administrative për shpejtësi mbi normat e lejuara, 6 masa për manovra të rrezikshme në rrugë dhe 2 masa administrative me dyfishin e vleres maksimale si shtetas me leje drejtimi të leshuara nga shtete të tjera.
Policia e Shtetit vijon të bëjë apelin për të gjithë drejtuesit duke thënë: “Shijoje fundjavën, duke respektuar kufizimet, gjatë drejtimit të mjeteve, për njê mjedis social dhe publik me tê sigurtë pêr veten dhe tê tjerët.
Shpejtësia mbi normat e lejuara dhe alkooli në timon, të çojnë vetëm në një destinacion, mos abuzo të arrish më të keqen”.
Njoftimi i plotë: Policia Rrugore e kryeqytetit vijon kontrollin me aparatin e matjes se shpejtësisë ?, në rrugët interurbane me rrisk për aksidente rrugore si, Tiranë-Elbasan-Tiranë- Durrës-Tiranë, për të parandaluar aksidentet rrugore që vijnë si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara dhe në të gjitha rrugët e kryeqytetit me alkooltestues, për të evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit apo më keq akoma në gjendje të dehur.
Edhe gjatë mbrëmjes së të shtunës dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, pavarësisht kontrolleve të shtuara në këto akse, jo vetëm në fundjavë, por çdo ditë, përsëri janë evidentuar shumë drejtues mjetesh të cilet vijojnë të shkelin rregullat dhe të abuzojnë me shpejtësinë, alkoolin duke rrezikuar jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.
Prej orës 20:00 të mbrëmjes e deri në 01:30 të mëngjesit të sotëm janë evidentuar nga kontrolli me radar 14 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi mbi normat e lejuara, shpejtësi që varionin nga 139 km/h deri 176 km/h ✈️, tejet të rrezikshme për kushtet e rrugês dhe rrethanat e tjera.
38 masa administrative për shpejtësi mbi normat e lejuara, pa sanksion plotësues dhe për mos rregullim shpejtësie në qendrat e banuara.
6 masa për manovra të rrezikshme në rrugë dhe 2 masa administrative me dyfishin e vleres maksimale si shtetas me leje drejtimi të leshuara nga shtete të tjera, të cilët pêrfitojnê nga lehtësimi që parashikon Ligji Nr.28/2019.
Kontrollet kanë vazhduar dhe po vijojnë në të gjitha rrugët e kryeqytetit duke përdorur alkool testuesit dhe si rezultat janë evidentuar deri në këto momente dhe u është pezulluar leja e drejtimit 10 drejtuesve të automjeteve të cilët drejtonin mjetin? nën efektin e alkoolit ?, në masën që varionte nga 0.29 mg/l deri në 0.48 mg/l.
Gjithashtu janë evidentuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës 2 drejtues mjetesh që drejtonin mjetin? në gjendje të dehur???, në masën që variomte nga 0.53 mg/l deri në 0.76 mg/l.
?Shijoje fundjavën, duke respektuar kufizimet ?⛔️, gjatë drejtimit të mjeteve, për njê mjedis social dhe publik me tê sigurtë pêr veten dhe tê tjerët. #ThuajStopSjelljesAgresive ?gjatedrejtimittemjetit #ThuajJoAlkooliNeTimon? #BashkohuEdhePerSigurine?
Discussion about this post