Ndeshja Flamurtari-Teuta është ndërprerë. Dy skuadrat po luanin për javën e 17 të Kategorisë Superiore, kur në minutën e pestë të ndeshjes u mor vendimi që të ndërpritej.
Shkak u bë moti i keq i cili ka “mbërthyer” Vlorën. Në stadiumin “Flamurtari” po binin reshje të dendura shiu në momentin e ndeshjes, çka e bëri të pamundur vijimin e lojës. Ende nuk ka informacion nëse ndeshja do të vijojë sot apo do të lihet për ditë tjetër.
(M. I./ Faxweb.al)
Discussion about this post