Edhe pse është nja nga pretendentët për të fituar trofeun e Chëmpions League Manchester City ka befasuar me paraqitjen mjaft të dobët të paktën deri tani ndaj Liverpool në fushën e këtyre të fundit. Ndësa ka përfunduar pjesas e parë, ekipi i Guardiolës po humbet me rezultatin 3-0 për momentin dhe po rrezikon të pësojë edhe të tjerë për shkak se mbrojtja po bën gabime të njëpasnjëshme.
Ndërkohë që ekipi i Klopp deri në minutën e 30’ i shënoi që të tre golat, njëri më i bukur se tjetëri.
Salah shënoi në minutën e 12’ më pas ishte Chamberlain I cili shënoi një gol mjaft të bukur në minutën e 21’ dhe Mane trefishoi rezultatin në minutën e 31’. Mbetet për të parë se çfarë do të ndryshojë në pjesën e dytë Guardiola pasi skuadra e tij është në vështirësi dhe nuk po reagon dot.
Ndërkohë Barcelona po fiton 1-0 ndaj Romës ku De Rossi ka shënuar autogol në minutën e 38 të këtij takimi. Barcelona është favoritja për të kaluar në fazën tjetër të Cjampions League.
https://www.youtube.com/watch?v=QwdDwRCaHRI
(B.H/Faxweb)
Discussion about this post