Skuadra e vetme që përfaqëson Shqipërinë në Champions League, Kukësi do të përballet këtë të mërkurë në një ndeshje ndaj Vallettas së Maltës.
Formacioni maltez, me një histori të pasur në kupat europiane, imponon frikë te lojtarët shqiptarë dhe trajneri Peter Pacult.
Takim që do të zhvillohet në “Loro Boriçi” të Shkodrës, në orën 19:00. Sfida e parë, nga dy të tilla me ishullorët, do të gjykohet nga arbitri islandez Thordur Hajltali.