Me armatimin e ri Rusia nuk mund të krahasohet me askënd tjetër në botë dhe ai do ta garantojë sigurinë e vendit në deceniet që vijnë, ka thënë kryetari rus Vladimir Putin.
Duke folur në takimin me krerët ushtarakë në Moskë, Putin në mënyrë të veçantë e ka përmendur raketën hipersonike të quajtur “kinzhal” (kama) dhe fluturaken hipersonike “avangard” duke thënë se këto armë e përforcojnë shumë kapacitetin ushtarak të Rusisë, përcjellin mediet serbe lajmin e agjencisë ruse tas.
“Ministria ruse e Mbrojtjes i mban në nishan aktivitetet ushtarake të NATO – s dhe është e gatshme t’i përgjigjet çdo kërcënimi, ka thënë ministri rus i Mbrojtjes gjenerali Sergei Shojgu, transmeton Koha.net.
Ende nuk janë zbuluar karakteristikat e këtyre armëve dhe nuk dihet nëse për to është folur vetëm për shkaqe propaganduese.
AP thekson se kinzhal tashmë është në duar të ushtrisë ruse. (B.H/Faxweb)