Kultivuesit e kastravecit në serat e Suk 1, në Roskovec, po marrin goditjen e rradhës. Për disa ditë me rradhë çmimi i shitjes arriti në 30 lekë/kg , ose 50% nën kosto.
Sipas kultivuesëve, kjo stituatë bëri që vjelja për një javë të nderpritet, deri në arritjen e një marrëveshjeje me pikat e grumbullimit që operojnë në zonë, të cilat u dakordësuan që fermerëve t’ua marrin prodhimin me jo me pak se 50 lekë/ kg. Me këtë kulturë sigurojmë jetesën, thonë të dëshpëruar fermerët, teksa për këtë sezon nuk presin të jetë i mbarë për ta.
Sezoni i vjeljes ka nisur një muaj më parë në këtë zonë të njohur për kultivimin e prodhimeve në sera, ndërkohë që i gjithë prodhimi shkon për eksport, jo vetëm në tregjet e vendeve të Ballkanit, por dhe atyre të Europës.
Ne të njejtën periudhë të vitit të kaluar, çmimi i shitjes së kastravecit arriti mbi 100 lekë/kg , duke shënuar një sezon fitimprurës për kultivuesit, ndërsa ky vit duket se do të jetë ndër më të vështirët, teksa i drejtohen për ndihmë Ministrisë së Bujqësisë.
Discussion about this post