Këtë të hënë, Akademia e Shkencave në Suedi ka shpallur fituesit në fushën e mjekësisë dhe fiziologjisë.
Shkencëtarët amerikanë Jeffrey Hall, Michael Rosbash dhe Michael Young kanë fituar Çmimin Nobel në Mjekësi dhe Fiziologji për zbulimin e mekanizmave molekularë që kontrollojnë orët tona biologjike.
“Zbulimi i tyre shpjegon se si bimët, kafshët dhe njerëzit përshtasin ritmin e tyre biologjik në mënyrë që të sinkronizohen me revolucionet në Tokë”, tha në një deklaratë Asambleja e dhënies së Çmimit Nobel të Suedisë.
Çmimet Nobel jepen çdo vit për fusha të ndryshme. Mjekësia është e fusha e parë në cilën jepen këto çmime.Ditët në vazhdim çmimi Nobel do të shpërndahet dhe për fusha të tjera siç është Fizika me datë 3 tetor, Kimia me 4 tetor si edhe Letërsia me datë 13 tetor 2017. Këtë vit, secili çmim ka vlerën e nëntë milionë koronave (1,1 milionë dollarë). ( B.N/ SHUPLAKA)