Valbona Mezini, gazetare dhe anëtare e kryesisë së Partisë Demokratike habiti jo pak dje, kur tha se kishte aplikuar për llotarinë amerikane.
Sipas saj, kolapsi dhe çorba në të cilën është përfshirë politika shqiptare përkthehet dhe jetësohet në jetën e përditshme shqiptarët.
Valbona Mezini u shreh në emisionin e Artur Zhejit: Unë jam patriote dhe dëshira ime më e madhe ishte të qëndronte këtu dhe të jepte kontributin për një vend më të mirë. Por, pavarësisht kësaj dëshire të madhe, unë kam aplikuar për llotarinë amerikane, fatkeqësisht nuk fitova.
Jam e re, jam e arsimuar në Shqipëri, e mbaruar me rezultatet më të larta. U diplomova me mestare të lartë… Nisa punën tek TVSH dhe arrita të ngjitja në karrierë. U afrova tek PD dhe kisha një vizion të qartë. Ju e njihni fenomenin që ka prekur politikën shqiptare, është për shkak mënyrës çorbë të të menduarit dhe kolapsit në të menduarit…Meritokracia nuk ekziston…
(E.K/FAXWEB.AL)