Gjatë drejtimit të qevrisë së Sali Berishës, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ishte gjeneral, gradë të cilën e ‘zhveshi’ për të marrë postin e rëndësishëm në kabinetin qeveritar.
Fotot e mëposhtme janë realizuar vite më parë nga fotografi Feliks Bilani, i cili i ka risjellë sot në vëmendje ndërsa duket që Lleshaj, në atë kohë, gjeneral në Ministrinë e Mbrojtjes, nderonte Ministrin, Arben Imami.
Në një kohë kur Lleshaj sot drejton ministrinë e Brendshme dhe gjatë detyrës së tij ka qenë një nga shënjestrat më të shpeshta të Partisë Demokratike, sidomos ndaj qëndrimeve të vrazhda të ministrit në protestat e opozitës dhe çështjeve të tjera që kanë të bëjnë me krimin në vend, me siguri një qëndrim I tillë para Imamit ka qënë pjesë e punës dhe e kodit të ushtarakut, që të nderojë eprorin civil.
Nga ana tjetër, foto të tilla të bëjnë përshtypje, duke marrë parasysh profilin e sotëm të Lleshajt, kritik dhe mospërfillës ndaj PD-së.
(F.GJ/FAXWEB.AL)