Enet Bostani 29-vjeç ka mbetur i plagosur në protestën e sotme, dhe sipas PD-së ai është qëlluar me plumb nga ana e policisë. Ka qenë deputeti demokrat Bardh Spahia ai që ka nxjerrë dhe foton, teksa shkruan:
29 vjecari E.B. është dërguar me urgjencë për mjekim në spitalin e traumës sepse është qëlluar nga policia që reflekton tmerrin e Edi Ramës! Qytetarët që protestojnë përballen me plumba! Ja sesi sillet një kufomë politike që mbahet me thonj pas karriges! Por edhe durimi I qytetarëve e ka një kufi! Mos I sprovo në ekstrem qytetarët Edi Rama! #ShtetKriminel
Ndërkohë që lidhur me protestuesin e lënduar ka reaguar dhe ministria e Shëndetësisë, e cila thotë se plaga është shkaktuar nga mjete piroteknike: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se qytetari me inicialet E.B., 29 vjeç, i lënduar gjatë protestës ka marrë ndihmën e duhur mjekësore në spitalin Universitar të Traumës. Nga ekzaminimet e kryera, përkatësisht radiografia e kërcirit dhe këmbës, rezulton normale, pa dëmtime të strukturave. Nga plaga e marrë, mjekët kanë nxjerrë cifla mjetesh piroteknike. Aktualisht 29 vjeçari ka përfunduar trajtimin dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.
Në proteste mbetën të lënduar dhe 5 efektivë policie:
Andi Çelmeta 31 vjec lenduar ne koke afer syrit
Emirjan Braha 32 shpatulla,
Igli Allmuca 23
Gjergjit Gjeta 26
Zhulian Bistro 37