Sapo kanë dalë nga puna punonjësit e turnit të paradites në kompaninë koreane në Fier. Asnjë prej tyre nuk pranon të tregojë detaje rreth ngjarjes së mbrëmshme ku dyshohet se si pasojë e përdorimit të një substance kimike gjatë një procesi të ri pune, u intoksifikuan disa punonjës.
Një prej tyre pohon se pavarësisht ngjarjes, puna vijon normalisht teksa ka theksuar se përdorimi i kimikatëve ka qenë shkaktari kryesor i kësaj ngjarjeje.
Ndërkohë, përfaqësuesit e firmës refuzojnë kategorikisht të japin një informacion zyrtar në lidhje me ngjarjen.