Postimi i Encës ku shkruante se gjatë seksit thërret emrin e saj, ka bërë që këto ditë mes motrës së saj, Uindi dhe gazetares Dasara Karaiskaj të plasë debati. Pasi Dasara e ironizoi në emision Encën duke u shprehur: “Tani asaj mikeshës femërore nuk do t’i themi më ‘pjeshka’, Uindi bëri një status në Instastory ku shkruante: “Ndërsa kur ta kemi pjeshkën e vyshkur do ta thërrasim Dasara”.
Gazetarja e ftuar dje në “Një kat më lart”, kur u pyet për Uindin u shpreh: “Unë nuk e dija që Enca kishte një motër, që ajo motra ishte si karnavale, është vetëm 18 vjeç, por goxha më e vyshkur se unë”.
Menjëherë pas kësaj, Uindi ka reaguar me një tjetër postim në Instastory ku e quan Dasarën pseudo gazetare dhe e akuzon për përdorim lëndësh narkotike.
“Realisht nuk mendoja se do i jepja më shumë rëndësi kësaj pseudo gazetareje, por kur je arsyeja e vetme që ajo ftohet në emisione s’ke ç’bën. Dasara K. ti ke një smirë që s’e kuptoj dot. A është arsyeja që Enca nuk ta ka begenisur kurrë ftesën për në “emision”? Apo pasojat e lëndëve narkotike (për të cilat ato pak veta që të njohin ta dinë historikun)?”
“Nuk e dija që suksesi i jetës matej me gjetjen e një burri më të vogël se vetja dhe shpirt, të lutem mos ofendo burimin e bukës së gojës tënde”
“Si unë dhe motra ime jemi edukuar gjithmonë të shohim punën tonë dhe të ecim përpara. Por… Askush nuk mund të më ofendojë mua apo familjen time, kushdo qoftë. Sepse nuk e kam fare problem të kthej përgjigje. Veçanërisht kur kam gjithë këtë pisllëk ndaj teje. Kështu që mbylle gojën”, shkruan Uindi./Xing.al