Menjëherë pas lajmit të publikuar në media ku bëhej me dije se ish deputeti i PS, Aqif Rakipi ishte sanksionuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ka dhënë një deklaratë për mediat djali i tij Orlando Rakipi.
I gjendur në situatë të papritur Ornaldo Rakipi teksa po hynte në Kuvend si deputet i PS, ka deklaruar i prekur para mediave se ende nuk e dinte se për çfarë bëhej fjalë me anë të këtij lajmi. Ndërkohë mes të tjerave Rakipi tha se babai i tij ishte i pastër dhe shtoi se nëse vërtetoheshin akuzat ndaj tij, atëherë do jepte dorëheqjen nga mandati i deputetit.
Deputeti i PS, Orlando Rakipi: Jam pro amerikan dhe nuk e di se çfarë është ai vendim. Babai im është super i pastër, mund ta shihni nuk ka asnjë lloj rekordi kriminal apo çfarë flitet, nuk kemi lidhje tek ajo pjesë. Unë do jap dorëheqjen nëse vërtetohen këto akuza.
https://www.faxweb.al/dash-shpall-non-grata-ish-deputetin-e-ps-aqif-rakipin-pjese-e-krimit-te-organizuar/