Alexandre De Basseville, fotografi që ka realizuar fotot nudo të Zonjës së Parë të SHBA-ve, Melania Trump, është arrestuar nga Agjencia Amerikane DEA.
Basseville, i cili u shfaq pak ditë më parë në një intervistë në emisionin “Zonë e lirë”, akuzohet për pastrim ndërkombëtar parash si dhe si pjesëtar i një grupi kriminalqë merret me trafikim armësh dhe droge.
Sipas “The Washington Times”, fotografit me origjinë zvicerane i janë konfiskuar 528.500 dollarë, pasi u shpall fajtorë nga Gjykata amerikane, ndërsa hetimet mbi të kishin filluar dy vite më parë. (A.R/SHUPLAKA)