I ftuar në intervistën e Fax News, analisti Agim Krasniqi foli rreth situatës aktuale në Kosovë.
Krasniqi u shpreh se tashmë situata në Kosovë ndodhet në një fazë tensionesh, dhe kjo falë mosmarrëveshjeve përsa i përket çështjes së dinarit. Ai tha se edhe pse pas këtyre problemeve, pala serbe nuk e ka mirëpritur as vetë propozimin e Lajçak.
Ai shtoi se Bashkimi Europian është treguar vazhdimisht i pafuqishëm, sepse ka qenë vazhdimisht i njëanshëm.
I pyetur nga gazetari Albi Rakip nëse ndërkombëtarët kanë çështje personale me kryeministrin Kurti, duke qenë se pas lloj-lloj sulmesh, ata përsëri kanë mbështetur Serbine, Krasniqi u përgjigj:
“Raportet e qeverisë së Kosovës dhe Bashkimit Europian janë në një ngërç në komunikim. Megjithatë, marrëdhëniet nuk i kemi pasur kurrë më mirë se sot..”
Rreth kësaj ideje, Rakip nuk ishte absolutisht dakord, duke e mbështetur argumentin e tij në faktin se, ashtu si të gjithë e dimë, deklaratat e ndërkombëtarëve kanë treguar të kundërtën.
Krasniqi u kundërpërgjigj duke thënë: “duhet të shohim më shumë veprimet sesa deklaratat e aktorëve ndërkombëtar. Kemi shtrirë sovranitetin e plotë në të gjithë territorin e Kosovës. Situata po lëviz pozitivisht për Kosovën“.
Discussion about this post