Ka rinisur me debate seanca gjyqësore për abuzimet me pronat në Spille.
Gjatë seancës avokatja e biznesmenit Ilir Karkini është larguar nga seanca gjyqsore pasi sipas gjyqtarit Luan Lusha, Karkini duhet të arrestohet, pastaj të paraqitet me mbrojtje në gjykatë.
Ndërkohë avokati i Asim Arkaxhiut, ish regjistruesi ZVRPP-së Kavajw proceduar pwr shpërdorim detyre, i ka kërkuar gjyqtarit Lusha të japë dorëheqjen sipas tij ai ka konflikt për të gjykuar këtë cështje. “Hiq dorë nga procedura. Ne jemi fqinj dhe i pandehuri është nipi im”.
Gjyqtari i Kavajës, Luan Lusha që ka pranuar kërkesë e Prokurorisë së rrethit për caktimin e masës së sigurisë ndaj 10 personave, mes tyre dhe biznesmenit Idlir Karkini, rezulton të jetë vetë një nga personat që administron sipërfaqe tokësore në plazhin e Spillesë.
Një burim i tha gazetës “Shqiptarja.com” se Lusha, dyshohet të ketë blerë një sipërfaqe toke në plazhin e Spillesë, nga persona të tjerë që kishin përfituar tokë nëpërmjet skemave të paligjshme
Në seancë u paraqit edhe kryetari i bashkisë Rrogozhinë Beqir Nuredini për të cilin është marrë masa sigurisë “detyrim paraqitje”
Zyrtarët akuzohen si të përfshirë në tjetërsimin e pronave në bregdetin e Spillesë në Kavajë.
8 personat e përfshirë në skamdalin e përvetësimit të pronave në Spille janë
Asim Arkaxhiu, shpërdorim detyre, ish regjistruesi ZVRPP Kavajë
Aldo Kila, shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim, jurist pranë ZVRPP Kavajë
Idlir Karkini, “pastrim i produkteve të vepres penale”, biznesmen
Julian Zhegu shpërdorim detyre dhe falsifikim i dekumenteve, noter
Arbër Aliu, shpërdorim detyre dhe falsifikim i dekumenteve, noter
Beqir Nuredini, shpërdorim detyre, ndalim i daljes jashtë shtetit dhe detyrim paraqitje, kreu bashkisë Rrogozhinë.
Shpendi Dema, shpërdorim detyre dhe falsifikim i dekumentave, jurist bashkia rrogozhinë
Arben Daja, shpërdorim detyre dhe falsifikim i dekumenteave, sekretar protokolli bashkisë rrogozhinë
Artur Tosku, shpërdorim detyre, kreinspekirt IMTV
Arben Kaja, shpërdorim detyre, specialist IMTV
Operacioni “Ranishtja2” prangosi edhe 10 persona, duke e çuar në total në 23 numrin e zyrtarëve, ish-zyrtarëve dhe personave të tjerë të përfshirë në skenën masive të tjetërsimit të tokave në bregdetin e Spillesë, midis të cilëve edhe kreu i Bashkisë së Rrogozhinës, Beqir Nuredini, i akuzuar për shpërdorim detyre, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurisë detyrim me paraqitje.
(M.Q/Faxweb)